Caritas Kosova: E infektuar me koronavirus, nuk është puntore e organizatës tonë

Organizata Caritas Kosova ka bërë të ditur se shtetasja e prekur me koronavirus në Itali nuk është pjesëtare e tyre.

“Pas qarkullimit të disa informacioneve të pasakta në portalet tona ju njoftojmë që punëtorja italiane e cila është diagnostifikuar si e infektuar me virusin Covid-19 nuk është punëtore e Caritas Kosova dhe nuk ka pasur ndonjë relacion me organizatën tonë”.

“Sidoqoftë, shprehim keqardhjen tonë për rastet e diagnostifikuara dhe ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të zbatojnë në mënyrë strikte masat parandaluese”, shkruhet në njoftimin e Caritas Kosova.