Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin ka reaguar pas dënimit të përjetshëm për kriminelin e luftës Ratko Mlladiq.
Ai tha se se dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiç, i cili u konfirmua sot në Hagë, është hakmarrje, dhe jo një vendim, shkruan Tanjug.
“Mlladiç është fajtor sepse ai iu përgjigj krimeve të Naser Oriç, por Naser Oriç nuk është fajtor për therjen e civilëve serbë në Podrinje. Mlladiç është fajtor sepse ai komandoi një ushtri serbe në fshatrat serbe përreth Sarajevës ku ishin lindur dhe rritur ushtarët e tij, por ai nuk është fajtor Izetbegoviç, sepse nuk ka më serbë në Sarajevë, por ka varre masive “, deklaroi Vulin.
“Gjykata e Hagës ka përmbushur qëllimin e saj. Ai i ka shpallur Serbët gjenocidë dhe më tej ka grindur dhe përgjakur popujt e ish Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë,” tha Vulin në një deklaratë me shkrim.
Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm sot në Hagë. Leximi i vendimit zgjati rreth një orë.
Dhoma e Apelit hodhi poshtë të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja e Mlladiqit. Më 22 nëntor 2017, krimineli Mlladiq u shpall fajtor për herë të parë, për dhjetë nga 11 pikat e aktakuzës.