FOTO&VIDEO

Çdo gjë e llogaritur deri në centimetrin e fundit, jahti gjigant kalon “ngjitur” me urën

Një jaht gjigant është kapur në kamera duke kaluar poshtë një ure, me të cilën nuk përplaset, vetëm për pak centimetra.

Jahti “Galactica”, 80 metra i gjatë, është parë në një port në Holandë, teksa po bën testimet para daljes në det. Jahti është ndërtuar në Hesen, por për të dalë deri në det, në qytetin Harlingen, jahti duhet të kryejë një udhëtim mes “labirinteve” të vërteta, që janë kanalet dhe lumenjtë e vegjël holandezë.

Udhëtimi është tepër i ngadaltë, ndërsa urat janë pengesa më e madhe për këtë mjet luksoz. Pamjet dramatike, njëkohësisht edhe spektakolare, janë regjistruar më 8 janar, kur jahti kalon për vetëm 15 centimetra një urë në qytetin Den Bosch.

Koordinatori i projektit të jahtit, Arjan Veldman, tha se mjeti lundrues do të mbërrijë i sigurt në destinacion, pa pengesa të tjera. “Ata që shihnin buzë lumit nuk e kuptonin që kishim llogaritur gjithçka në detaje. Kemi 40 vjet që kalojmë poshtë këtyre urave”, tha ai. Jahti “Galactica” ka vend për 12 persona, të ndarë në 6 kabina. Në të mund të qëndrojnë edhe 19 persona, pjesë të ekuipazhit. Jahti punon me katër motorë, me 19 mijë kuaj fuqi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

40 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

51 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

7 orë ago