Çedomir Jovanoviq, kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, shpjegoi së fundi në detaje pse Serbia është sot një faktor kryesor i destabilitetit në rajon.
“Ashtu është. Varet se çfarë po bën Serbia, nëse e stabilizon Ballkanin apo e destabilizon atë. Në këtë moment Serbia është konfuze, shumë e pasigurt. Nuk mendoj se mund të balancojë për një kohë të gjatë dhe të mbajë atë barrë të trashëguar të disa brezave të tjerë. Edhe për çështjen e Kosovës edhe për çështjen e Bosnjës, edhe për çështjen e marrëdhënieve me Malin e Zi dhe orientimin e tij politik, Evropë apo Rusi. Si në të gjitha situatat e tjera në jetë.
Kur i zgjat disa vendime, kur ndjek vijën e rezistencës më të vogël, kur strategjinë e zëvendëson me taktika, atëherë në fund të gjitha këto probleme i ke në momentin kur më së paku i dëshiron dhe kur je më pak i aftë t’u përgjigjesh atyre.
Pra, sot Serbia është një faktor i madh i destabilitetit në rajon dhe është shkatërrues, por jo vetëm sepse presidenti i saj është Vuçiç, e as nuk do të ndryshojë pas zgjedhjeve nëse, të themi, Vuçiç i humb ato, dhe unë kandidoj në zgjedhjet përkundër të gjitha këshillave dhe rekomandimeve të mjekut, në mënyrë që për ndonjë mrekulli të fitoj.
Sikur të gjithë të tjerët të votonin në këto zgjedhje nga rajoni, përveç atyre që jetojnë me mua në Serbi, kështu që ta mundë Vuçiçin, Serbia nuk do të bëhej faktor stabiliteti sepse problemi i Serbisë është sistem vlerash, problemi i Serbisë janë marrëdhëniet në shoqërinë tone. Problemi i Serbisë është një e vërtetë e trishtë që ne serbëve na përshkruan si një popull që nuk mund të jetojë me vetveten, e lëre më me të gjithë ata të cilëve u drejtohet dhe që drejtohen drejt tij. Ne jetojmë pavarësisht njëri-tjetrit, jemi kundër gjithçkaje që na rrethon dhe kjo është përgjigja në pyetjen nëse keni arsye për të qenë të qetë duke parë të ardhmen. Ju nuk e keni atë, ashtu siç nuk e kemi ne këtu në Beograd apo në Kralevë, ku jam aktualisht.
Prandaj nuk jam i lumtur dhe nuk mendoj se përgjegjësia është ekskluzivisht personale dhe se zgjidhjet janë personale. Kanë ndryshuar shumë presidentë në Serbi, ka pasur shumë qeveri dhe ka mbetur për të menduar naivisht se pas zgjedhjeve gjithçka do të zgjidhet vetvetiu nëse shohim kurrizin e pushtetarëve sot dhe vijnë të tjerët. Jo, nuk do ta bëjnë. Diçka tjetër duhet të ndodhë,” tha Jovanoviç.