Policia e Republikës Çeke i ka konfirskuar më shumë se 100 mijë maska, të cilat Kina ia kishte nisur Italisë si ndihmë për ta luftuar koronavirusin.
Kjo masë u mor pasi kompania e përfshirë në transportimin e maskave ishte e thirrur që ato t’ua shpërndante profesionistëve shëndetësorë, por e kishte rritur çmimin në momentin e fundit, tha ministri i brendshëm çek.
Autoritetet i kishin gjetur 680 mijë maska, por më vonë e zbuluan se një pjesë e tyre ishin të destinuara për Italinë si dhuratë nga Kina, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
“Jemi duke punuar me të dyja shtetet që Italia të mos pësojë asgjë nga kjo situatë”, tha ministri i brendshëm.
Ndërkohë ministri i jashtëm i Çekisë tha se Italisë do t’i dërgohen 110 mijë maska nga rezervat çeke në kohën kur hetimet e policisë po vazhdojnë.
Ndryshe, Italia është vendi më i goditur nga koronavirusi në Evropë. Vetëm të shtunën, atje u regjistruan 793 viktima të reja.