“Çfarë emocioni”, Trump uron zgjedhjen e Papës së p

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur zgjedhjen e Papa Leon XIV, duke e cilësuar këtë ngjarje si një moment historik për Shtetet e Bashkuara, pasi për herë të parë në historinë e Kishës Katolike Romake në krye të saj zgjidhet një amerikan.

Në një status në rrjetet sociale, Trump u shpreh i emocionuar dhe entuziast për zgjedhjen e Kardinalit Robert Francis Prevost si Papë, duke theksuar rëndësinë që ky emërim ka për SHBA-në.

“Urime Kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë,” shkroi Trump. “Është një nder i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë.”

Trump shtoi se mezi pret ta takojë Papën e ri: “Pres me padurim të takoj Papën Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”