Një 32-vjeçar u arrestua të dielën pasi goditi me thikë një imam në një xhami në New Jersey, tha në një deklaratë Zyra e Prokurorit të Qarkut Passaic.
Autori është Sherif Zorba, ndërsa imami Sayed Elnakib të Xhamisë Omar në Paterson, New Jersey. Elnaqib, i cili është në gjendje të qëndrueshme, u godit me thikë gjatë namazit të mëngjesit në orën 5:30, lutjes së parë ditore, ndërsa besimtarët ishin në sexhde, tha zëdhënësi i xhamisë Abdul Hamdan për CNN.
Një video nga kamerat e vëzhgimit tregon një grup besimtarësh në xhami të rregulluar në pesë rreshta të gjata (saf). Ndërsa adhuruesit ishin në sexhde, një person i veshur me xhup nga rreshti i tretë i kaloi adhuruesit dhe erdhi te imami, të cilin më pas e sulmoi.
Xhemati reagoi menjëherë dhe sulmuesi u përpoq të çante turmën për të shpëtuar nga xhamia.
Sherif Zorba akuzohet për tentativë vrasjeje të shkallës së parë, armëmbajtje të shkallës së tretë për qëllime të paligjshme dhe armëmbajtje pa leje të shkallës së katërt, sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit të Qarkut të Passaic.
Ai sot do të dalë para Gjykatës Qendrore të Procedurës Gjyqësore, shtoi Prokuroria.
Bulent Can, një ndihmës prokuror i lartë, tha për CNN se janë ende duke hetuar motivin. Nëse Zorba shpallet fajtor, ai përballet me një dënim maksimal deri në 26 vjet burg.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…