Liderët e Ballkanit Perëndimor arritën marrëveshje për ‘Shengenin e vogël’, përkatësisht pajtimi për masa konkrete që të kontribuojnë zhvillimin dhe rritjen ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Masat e kësaj marrëveshje janë:
Udhëtimet e shtetasve të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në këto vende të mundësohet me letërnjoftim
Mundësohet që të huaj të mund të udhëtojnë në vend pa viza shtesë dhe kjo do të rrisë numrin e turistëve të huaj dhe do të vendosë oferta dhe destinacione të përbashkëta turistike.
Leje të përbashkëta pune dhe pranimi i diplomave, pa procedura shtesë.
Në konferencë u theksuar se kjo nismë është e hapur për gjithë rajonin.