POLITIKE

Çfarë shkruhet në dokumentin që Vuçiq ka pranuar dhe që dëshmon se ai nuk kishte asgjë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kosova mori “dritën e gjelbër” për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që zyrtarët serbë e dënuan. Ata e quajtën këtë vendim “muzg i së drejtës ndërkombëtare”, por edhe “turp dhe skandal”.

Megjithatë, askush nuk përmendi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke pranuar marrëveshjen e Ohrit dhe Planin Evropian, i mundësoi Kosovës anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare, shkruan portali serb “Nova.rs”.

Plani evropian apo “franko-gjerman” për Kosovën de facto u bë korniza e re negociuese për Kosovën dhe Serbinë në janar të vitit të kaluar.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, fillimisht ka refuzuar të marrë letrën e përmendur, prej të cilit, sipas tij “dhemb koka”, e më pas dokumenti i përmendur është pranuar si pjesë e kornizës së re të negociatave, transmeton Papapraci.

E në këtë dokument, ndër të tjera, shkruan se Serbia nuk do ta pengojë Kosovën dhe aspiratat së saj drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Në nenin 4 të Marrëveshjes thuhet qartë se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, dhe këtë marrëveshje e ka pranuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e çka zyrtarët serbë mesa duket “kanë harruar” kur kanë komentuar vendimin e Komisionit.

Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka dhënë mendim pozitiv lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Ministri i jashtëm serb në largim, Ivica Daçiq e ka quajtur një veprim të tillë “muzg të së drejtës ndërkombëtare” dhe “turp dhe skandal”, ndërsa kryenegociatori serb, i cili ka qenë pjesë e delegacionit të Vuçiqit kur e kanë pranuar këtë marrëveshje, Petar Petkoviq, e ka quajtur “muzg i arsyes”.

Mirëpo, ata nuk e thanë një gjë shumë të rëndësishme – nga erdhi ky “muzg” dhe pse Komisioni dha dritën e gjelbër për anëtarësim vetëm tani, edhe pse Kosova ka paraqitur kërkesë qysh në vitin 2022. Është rezultat i marrëveshjes së vitit të kaluar në lidhje me planin evropian që Kosova të përfaqësohet në institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Ilir Deda nga Instituti i Shkencave Shoqërore në Vjenë, për mediumin N1.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

9 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

12 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

12 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

14 orë ago