POLITIKE

Chollet: Një krizë në Kosovë do të pengonte bashkëpunimin SHBA-Serbi

Këshilltari special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet tha se një krizë e mundshme në Kosovë mund të pengojë bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë.

Në një diskutim me gazetarë në Beograd, Chollet u pyet për marrëdhëniet SHBA-Serbi për të cilat ai tha se janë “të forta dhe strategjike” por që mund të pengohen nëse nuk zgjidhen çështjet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Frikësohem se përderisa çështja e Kosovës mbetet e pazgjidhur, në veçanti nëse situata do të sillte në ndonjë krizë siç po frikësoheshim që po afrohej disa javë më parë, kjo do të pengonte një bashkëpunim më të thellë mes nesh. Nuk duam ta shohim këtë”, tha ai.

Në javët e fundit në Kosovë ka pasur tensione të vazhdueshme në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ku rrugët drejt pikave kufitare Kosovë- Serbi u barrikaduan për 20 ditë.

“Duam të dalim nga cikli i krizave në të cilën kemi qenë shumë gjatë. Duam të angazhohemi në dialog dhe mbështesim dialogun (mes Kosovës dhe Serbisë).

Frikësohem se përderisa çështja e Kosovës mbetet e pazgjidhur, në veçanti nëse situata do të sillte në ndonjë krizë siç po frikësoheshim që po afrohej disa javë më parë, kjo do të pengonte një bashkëpunim më të thellë mes nesh. Nuk duam ta shohim këtë”, tha ai.

Chollet ka përsëritur qëndrimin e tij që e kishte shprehur në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq më herët gjatë ditës, Chollet tha se duhet angazhim për dialog të bazuar në propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi, i njohur ndryshe edhe si propozimi evropian.

Ai i kërkoi Serbisë që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës që ajo bëri në Ukrainë./Tanjug/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

20 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago