Chris Rock doli në skenë për herë të parë që pas shuplakës që mori nga Will Smith, në mbrëmjen e çmimeve Oscar.
Në Boston, aty nga nisi turin e tij të shfaqjeve “stand up”, komediani foli për herë të parë për incidentin që bëri shumë bujë, por pa e përmendur kurrë emrin e Will Smith.
“Si e kaluat fundjavën? Nuk kam shumë për të thënë për atë që ndodhi, kështu që nëse keni ardhur për këtë, do të zhgënjeheni. Kam shkruar të gjithë shfaqjen përpara fundjavës së kaluar dhe ende po e procesoj atë që ndodhi. Do të vijë një ditë që do të flas edhe për këtë. Do të flas seriozisht dhe do të jetë shumë gallatë”, tha Chris Rock përpara publikut.
Ndërkohë, Akademia njoftoi sot se aktorit Will Smith iu kërkua që të largohej nga ceremonia e çmimeve Oscar, pasi goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock, por ai refuzoi ta bënte diçka të tillë.
“Zotit Smith iu kërkua që të largohej nga ceremonia, por refuzoi. Nga ana tjetër, edhe ne e pranojmë që mund ta kishim menaxhuar ndryshe situatën. Njoftojmë se kemi nisur procedimin disiplinor ndaj Smith për shkeljen e rregullave të Akademisë”, lexohet në komunikatën e Akademisë.
Irani ka nisur një sulm të ri me raketa balistike ndaj Izraelit. Izraeli u dha…
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është mbajtur Parada e Krenarisë të shtunën pasdite, me moton…
Forcat izraelite po veprojnë lirisht mbi hapësirën ajrore të Teheranit, pasi kanë eliminuar shumë nga…
Mediat iraniane raportuan për një shpërthim të fuqishëm dhe një zjarr pas bombardimit me dronë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për…
Të premten Irani ka kryer një sulm me raketa si kundërpërgjigje në drejtim të Izraelit,…