Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje janë sulmuar fizikisht dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovar-e nga Suhareka, të cilët janë duke bashkëjetuar.
Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar si prova materiale dy thika. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.