LAJME

Cilësia e rrugëve, Shqipëria lë pas Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Rrugët e Shqipërisë rezultojnë që të jenë më të mirat në rajon sa i përket cilësisë së tyre. Në këtë konkluzion kanë dalë Specialistët e Pozicionimit Global (Global Positioning Specialists), me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në studimin e tyre të titulluar “Vendet më të rrezikshme për të qenë shofer”, janë përfshirë cilësia e rrugëve, numri i vdekjeve në rrugë dhe statistikat e krimit të automjeteve motorike.

Studimi merr në analizë 60 shtete dhe vlerësimi i cilësisë së rrugëve varion nga 1, që nënkupton rrugë ekstremisht të pazhvilluara në 7 që konsiderohet rrugët më efficente dhe si rrjedhojë janë mes më të mirave në botë. Sa i përket Shqipërisë, nga studimit rezulton se vendi ynë renditet në vendin e 33 mes 60 vendeve të marra në analizë. Ky raport e ka vlerësuar cilësinë e rrugëve në Shqipëri me 3.9 pikë.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas Serbinë, cilësia e rrugëve të së cilës vlerësohet 2.9 duke u renditur në vendin e 44. Po ashtu, Shqipëria lë pas edhe Maqedoninë e Veriut, cilësia e rrugëve të së cilës vlerësohet me 3.4. Në studim nuk janë përfshirë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimore.

Ndërkohë, në krahasim me vendet europiane, Shqipëria renditet shumë pranë Italisë dhe Greqisë, cilësia e rrugëve të së cilave është e njëjtë, me vlerësimin 4.3. Në vend të parë në këtë renditje të cilësisë së rrugëve janë Emiratet e Bashkuara Arabe me 6.6, Austria me 6.3 dhe Singapori me vlerësimin 6.1 për cilësinë e rrugëve. /Scan/

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

2 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

2 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

6 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

6 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

7 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

7 orë ago