Cili është projekti origjinal i rrugës Deçan – Plavë?

Punimet në rrugën Deçan-Plavë kanë vazhduar, por me urdhër të kryetarit të komunës, Bashkim Ramosaj.

Veprimin e tij po e konteston ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

Ai po insiston që kjo rrugë nuk është kompetencë e komunës, por e ministrisë që e drejton dhe se kompanitë nuk kanë kontrata për kryerjen e kësaj pune në trasen aktuale.