POLITIKE

Çitaku: Ka pasur vendim që Milan Radojçiq të kalojë lirshëm, në Serbi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një intervistë me Arsim Lanin në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se ka pasur një vendim që Milan Radojçiç njëri nga udhëheqësit e grupit terrorist që sulmuan në Banjskë është lënë i lirë për të kaluar në Serbi.

“Është e qartë që ka pasur një vendim që ata të jenë të lirë të largohen. Ata janë larguar në dritë të diellit, në ambient të hapur kanë ecur dhe janë larguar për në Serbi” ka thënë Çitaku.

Madje sipas saj organet e rendit duhet të merren me këtë çështje.

“Kjo duhet të jetë objekt i një hetimi të veçantë, mënyra se si është zhvilluar ngjarja atë ditë. Ku ka qenë kryeministri? Ku ka qenë ministri i Punëve të Brendshme? Ku ka qenë drejtori i Policisë? ka bërë të ditur nënkryetarja e PDK-së

Në orët e para të 24 shtatorit rreth orës 02:43 minuta, ndodhi një sulm i një grupi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, kurse zyrtari policor Alban Rashiti u plagos dhe një tjetër u lëndua.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

12 minuta ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

2 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

3 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

4 orë ago