Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate të shtunën publikoi një shkrim skandaloz për kryetarin e VV’së, Albin Kurtin. transmeton Gazeta Metro.
Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruante se lideri i VV’së, i ka dy zgjidhje, ‘ose ta lëshojë Kosovën, ose të vritet’.
Ndaj kësaj deklaratë kanë reaguar fytyra të njohura nga politika e shoqëria civile.
Edhe ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka reaguar duke e cituar Umberto Econ.
“Media sociale u jep të drejtën idiotëve të flasin kur dikur flisnin vetëm në bar pas një gote vere, pa dëmtuar komunitetin”, ka shkruar ajo duke cituar në anglisht shkrimtarin.
Postimi i plotë i Vlora Çitaku:
Me shkas.
“Social media gives legions of idiots the right to speak when they once only spoke at a bar after a glass of wine, without harming the community” Umberto Eco.