POLITIKE

CNN: Perëndimi po i jep Vuçiç-it vetëm karota dhe asnjëherë shkopinj – por edhe kjo qasje po dështon

Qasja e perëndimit në raport me Serbinë është vetëm karota e aspak shkopinj dhe pikërisht për këtë arsye ka dështuar të arrijë qëllimet e saja për largimin e Serbisë nga Rusia dhe afrimin drejt Perëndimit, thuhet në një tekst të gjatë që CNN ka publikuar këtë të hënë duke analizuar dështimin e politikave të shteteve euro-atlantike karshi presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe partisë së tij që udhëheqë me vendin tash e më shumë se 10 vjet.

“Serbia ka refuzuar të marrë pjesë në sanksionet që Evropa ia ka vendosur Putin-it dhe Serbia ka vazhduar të ndjekë interesat e veta në rajon duke mos dhënë përgjegjësi dhe shkaktuar konflikte përreth vetëm që të tërheqë vëmendjen nga telashet e brendshme, të sigurt se nuk do të ndëshkohen nga Perëndimi”, thuhet në një pjesë të tekstit.

Efektet, siç shkruan CNN, janë ndjerë më së shumti në Kosovë, derisa Perëndimi e trajton Serbinë si zëri kryesor në Ballkan, nganjëherë në llogari të shteteve të tjera të Ballkanit.

“Perëndimi beson se Serbia është shteti (kryesor) në Ballkan. Serbia është shteti që nëse e sjellin në anën e tyre – çfarë do që nënkupton kjo – gjithçka do të jetë më e lehtë”, thotë Jasmin Mujanoviç, studiues i Shkencave Politike, duke përshkruar qasjen e perëndimorëve për problemet në Ballkan.

Derisa administratat amerikane kanë provuar ta influencojnë Vuçiç-in dhe partinë e tij edhe në të kaluarën, këto përpjekje janë shtuar sidomos prejse ka filluar lufta në Ukrainë, por nuk janë arritur objektivat, ka sqaruar Mujanoviç për CNN.

“Duket se ata besojnë se po e sjellin Serbinë më afër BE-së dhe NATO-s dhe më afër një logjike perëndimore duke e larguar nga Rusia… Por, unë do thosha se kjo s’po reflektohet në terren”, ka deklaruar Alicia Kearns, deputetja britanike që udhëheqë edhe me komisionin për Politika të Jashtme në Parlamentin Britanik.

Në anën tjetër, Vuçiç prej kohësh ka mbajtur një raport të mjegullt me Rusinë dhe Putin-in, i cili duke folur edhe në një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Serbi, tha se ka vendosur të mos i vë sanksione Rusisë sepse “ata janë i vetmi vend që nuk ka vendosën sanksione neve në vitet 90-ta” dhe gjithashtu “ata mbështesin integritetin tonë territorial në Kombet e Bashkuara”, duke iu referuar faktit se Rusia refuzon ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Artikulli i shkruar në CNN nga Christian Edwards thotë se përkundër përpjekjeve të BE së dhe mbështetjes për tranzicionin energjetik në Serbi, ky shtet vazhdon të mbështetet fuqishëm nga Rusia në këtë sektor, duke ia shitur shumicën e aksioneve të kompanisë shtetërore të naftës Gazprom-it që është pronë e Rusisë.

“Rezultati, përkundër deklarimit të Serbisë për t’iu bashkuar BE-së, Vuçiç vazhdon të ecë në litarin e ngushtë mes Moskës dhe fuqive perëndimore. Ai i është bashkuar rezolutës së OKB-së që dënon Rusinë për luftën në Ukrainë, por tregon fare pak interes t’iu bashkohet sanksioneve të perëndimit kundër Rusisë”, shkruan Edwards.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

7 orë ago