“Corriere della Sera” ka bërë një shkrim të gjatë sa i takon marrëveshjes për emigrantët që u nënshkrua sot me Italisë dhe Shqipërisë. Shqipëria do të presë rreth 3 mijë emigrant të paligjshëm në muaj nga Italia.
Marrëveshja u nënshkrua sot, teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë për një vizitë zyrtare. Mirëpo media italiane shkruajnë se për këtë marrëveshje është diskutuar në gusht, kur kryeministrja italiane erdhi për të kaluar pushimet në Vlorë.
“Protokolli u mbyll në thelb gushtin e kaluar (gjatë takimit që të dy liderët zhvilluan dhe që u cilësua si një takim i thjeshtë) dhe do të jetë funksional në pranverën e vitit 2024”, shkruan “Corriere dela Sera”.
Në Shqipëri do të të krijohen dy qendra për menaxhimin e emigrantëve që kanë hyrë të parregullt në Itali, për një periudhë kohore të nevojshme për shqyrtimin e kërkesave për azil dhe për dëbimin e tyre. Kryeministrja e Italisë theksoi se në këtë marrëveshje përfshihen ata që shpëtohen në det dhe jo ata që mbërrijnë në territorin italian, teksa theksoi se nuk do të përfshihen gratë shtatzëna, të miturit dhe kategoritë e tjera të mbrojtura.
Dy qendrat në Shqipëri do të kenë një kapacitet për 3 mijë persona. Një nga qendrat pritet të ndërtohet në Shëngjin, ku Italia do të kujdeset për financat dhe procedurat e zbarkimit dhe identifikimit, ndërsa qendra tjetër do të ndërtohet në Gjadër.
Marrëveshja
Pas takimit dy homologët kanë dalë në një konferencë për mediat ku dhe kanë folur dhe ndarë më tepër detaje lidhur me marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm. Në kuadër të kësaj marrëveshja, Meloni tha se në portin e Shëngjitit do të ngrihet një qendër pritjeje për refugjatët. Kryeministrja theksoi se Shqipëria do të jetë mikpritësja, ndërsa Italia do të kontribuojë me financat.
“Në një takim që kemi zhvilluar kemi patur edhe iniciativa lidhur me migrimin. Fenomeni nuk përballohet vetëm. Kemi qenë mes trajtimit brenda dhe jashtë BE. Kemi punuar së bashku për të forcuar këtë bashkëpunim. Punuam me Ramën për emigracionin e paligjshëm, trajtimin brenda dhe jashtë BE-së. Shqipëria do të japë disa zona të saj për të pritur refugjatët. Italia do të kontribuojë financiarisht
Refugjatët që kërkojnë azil do të rrinë në këto zona derisa te seleksionohen nëse duhet pranuar apo jo kerkesa. Fluksi mund të arrijë në 36 mijë persona dhe mund të alternohet dhe kjo marrëveshje nuk përfshin të minurit gratë shtatzënë dhe grupe të tjera vunerabël. Porti i Shengjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening. Do ketë një strukturë tjetër, pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e observimit. Ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë politike dhe juridike të bashkëpunimit. Marrëveshje të tjera do të ndjekin më pas”, tha Meloni.
Ndër të tjera kryeministrja falenderoi për gatishmërinë homologun e saj, kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka konsideruar dhe si një mik të Italisë. Ajo theksoi se Shqipëria ndonëse nuk është pjesë e Bashkimit Europian, po sillet sikur të ishte e tillë dhe se është një vend i denjë për tu bërë pjesë e familjes së madhe europiane.
“Dua të them gjithashtu që jam shumë e kënaqur me punën që kemi bërë me mikun tim kryeminsitrin Edi Ramën. Dhe e konsideroj këtë një marrëveshje me një frymarrje të gjerë europiane dhe dëshiroj të them se kjo marrëveshje tregon se mund të bashkëpunohet në frontin e menaxhimti të flukseve të refugjatëve sic duhet dhe kjo do të thotë që Shqipëria jo vetëm që konfirmohet një mike e Italisë por edhe e BE. Edhe pse nuk është pjesë e BE formalisht por është kandidate për të hyrë në BE ka një qasje sikur të jetë tashmë një vend i BE faktikisht.
Një prej arsye dhe jam krenare se Italia është një nga protagonsitet për hyrjen e Shqipërisë ne BE dhe nuk dua ta përshkruaj si zgjerim por si një rikualifikim. Besoj se Ballkanin Perëndimor është një vend europian dhe qysh nga fillimi e kemi mbështetur këtë bashkim të Europës dhe kjo marrëveshje që kemi bërë është e rëndësishme dhe inovative sepse mbi bazën e këtij dhe besoj se do e bëjmë në mënyrën më të qartë dhe më të bukur për të ndjekur mënyra të tjera të bashkëpunimit. Përshëndes kryeminsitrin Edi Rama, Shqipërinë dhe kjo mund të jetë një faqe e re dhe jam shumë e lumtur”, shtoi kryeministrja ndër të tjera.