Covid-19 në SHBA, shënohet rekord historik i konsumimit të marijuanës

Në muajin mars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar një rekord historik për përdorimin e marijuanës.

33 për qind e të intervistuarve në një sondazh të Blumberg pranuan se po e provonin për herë të parë.

Konsumi i marijuanës ka arritur një rekord historik në muajin mars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vendi u vu në izolim për shkak të koronavirus.

Agjencia Blumberg citon një sondazh të kryer në muajin mars tek 2500 konsumatorë, i cili tregoi se 33% prej tyre konsumuan për herë të parë kanabis: bëhet fjalë për një përqindje rekord

Në muajin mars 12.8% e të intervistuarve ka pranuar se kanë konsumuar marijuanë, një numër në rritje krahasuar me vitin 2019.

Shitjet u rritën ndjeshëm në mars sepse amerikanët nisën të furnizoheshin pasi shumë shpejt dyqanet do të mbylleshin, për një rritje javore prej 64 për qind në shtatë ditë, që përfundoi në 16 mars.

Kjo është rritja më e lartë që nga fillimi i 2019-ës. Në javët që pasuan numri pësoi rënie.