POLITIKE

Ç’paralajmërojnë serbët për Vidovdan-in e tyre, 28 qershorin?

Serbët në Kosovë po planifikojnë të fillojnë vetë formimin e Unionit të Komunave Serbe (ZSO), njoftoi mbrëmë Blic, duke iu referuar informacioneve jozyrtare.

Në periudhën pasuese planifikohet të mbahet një Kuvend serbësh nga Kosova, në të cilin do të shpallet ZSO dhe do të themelohen organet e Bashkësisë.

“Plani është që së shpejti të fillojë formimi i Unionit të Komunave Serbe dhe organeve të tij dhe Dragisha Miloviq, një mjek i respektuar dhe ish-kryetar i komunës së Zveçanit, do të propozohet për kryetar të parë të ZSO-së”, thotë bashkëbiseduesi i Blic.

“Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar më shumë se 10 vjet më parë. Asociacioni i Komunave Serbe nuk është formuar për më shumë se 3700 ditë, dhe pas gjithçkaje që kemi duruar ditët e fundit, është e qartë se askush nuk e dëshiron realisht: as qeveria në Kosovë, as bashkësia ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse ne do t’i marrim gjërat në duart tona”, shton burimi.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka njoftuar sot se serbët në Kosovë do të marrin vendime të rëndësishme për Vidovdan (28 qershor), duke paralajmëruar kështu atë që raporton Blic.

“Vidovdan është një ditë e rëndësishme në historinë serbe….Serbët do të bëjnë hapat e tyre paqësisht në rrugën e lirisë së tyre, në përputhje me normat juridike ndërkombëtare.

Përsa na përket ne, nuk do të informojmë më askënd, përveç ngritjes apo uljes së gatishmërisë luftarake, përveç detyrimeve tona ndaj NATO-s, të cilat do t’i përmbushim gjithmonë plotësisht në përputhje me Rezolutën 1244.

Do të përpiqemi të ruajmë paqen, por i paralajmërojmë të gjithë ata që nuk i intereson paqja dhe që duan që serbët të dëbohen nga veriu i Kosovës pak më qetë dhe jo aq me zë të lartë, se kjo nuk do të ndodhë. Kaq duhet t’u them”, tha Vuçiç.

Kujtojmë se Vidovdani është përkujtimi serb i betejës së Fushë Kosovës, aty ku osmanët nisën sundimin e Ballkanit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

8 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago