Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, tha të hënën se nuk ka ndërmend të shkojë në Strasburg me rastin e shënimit të pranimit të Serbisë në këtë organizatë nëse një ditë më pas Kosova do të anëtarësohej në të.
Dacic në konferencën për media pas takimit me homologen e tij nga shteti i Gabon tha se në dhjetorin e Marrëveshjes së Brukselit po paralajmërohet që Komitetit i Ministrave të Këshillit të Ministrave do të nisë procedurën e pranimit të Kosovës në këtë organizatë, që e ka irrituar fort kryediplomatin serb.“Nëse kjo është e saktë, unë nuk do të shkoj në Strsburg, pasi në Këshillin e Evropës nuk është pranuar diçka që nuk është shtet”.
Dacic që prej se është rikthyer në postin e shefit të diplomacisë serbe në fund të vitit të kaluar ka intensifikuar politikën e ashtuquajtur të çnjohjeve të Kosovës, megjithëse në marrëveshjen e Brukselit që e ka nënshkruar vet si kryeministër serb më 2013’në Serbia ishte zotuar se nuk do të pengonte Kosovën të anëtarësohej në organizata ndërkombëtare.
Të njëjtin zotim dhe obligim Serbia e ka ndërmarrë edhe me marrëveshjen e normalizimit me Kosovën të arritur muajin e kaluar, megjithëse vazhdon ta mohojnë duke u arsyetuar se kjo qenka një vijë e kuqe për Serbinë.