Kanë kaluar ditë e javë që nga vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në qytetin e Tetovës, vizitë kjo që çoi në këmbë figurat politike maqedonase, e që po duket se edhe ato serbe.
Gjatë një momenti në Forumin e Bledit, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, komentoi ngritjen e flamurit të “Autochthonous” në Tetovë i cili ishte valëvitur nga një qytetar në tubimin e mbajtur për Kurtin.
“Kur Prishtina hap ambasadë në Jerusalem, kjo është normale apo nuk e thoni këtë, apo kur valëviten flamuj të ‘Shqipërisë së Madhe’ në Tetovë është normale, apo askush nuk duhet të japë shpjegim për këtë”.
Ai pasi gjatë këtij komentimi gjeti hapësirën për t’u viktimizuar për mosreagim nga ndërkombëtarët, vazhdoi ta shpreh shqetësimin e tij për suksesin e arritjet e shqiptarëve në pozita shumë të larta politike në Ballkan.
“Unë e respektoj këtë, por nga gjashtë përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor, katër janë shqiptarë. Tirana, Prishtina, Osmani nga Maqedonia e Veriut dhe Dritan Abazoviqi nga Mali i Zi, ndërsa ju flisni për ndikimin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…