Daçiq: Zgjidhja përfundimtare për Kosovën të verifikohet në OKB, ku janë Rusia dhe Kina

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha se Serbia do të kërkojë që zgjidhja përfundimtare për çështjen e Kosovës të verifikohet në kornizën më të gjerë ndërkombëtare, në kuadër të Kombeve të Bashkuara, ku sipas tij edhe Kina dhe Rusia do të jenë në gjendje të shprehin qëndrimin e tyre.

Daçiq për gazetën serbe “Vecernje Novosti” se “Serbia duhet të fitojë legjitimitetin më të gjerë të mundshëm ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse  sipas Daçiq, vetëm kjo do të jetë një garanci për drejtësi dhe zgjidhje afatgjatë, transmeton Reporteri.

Meqenëse Rusia dhe Kina janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe “nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, pozicioni i tyre është gjithmonë jashtëzakonisht i rëndësishëm në luftën tonë për të ruajtur interesat e shtetit”, tha Daçiq në një prononcim për këtë gazetë.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia do të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, në Washington për të diskutuar për dialogun.

Kështu bëri të ditur  dje i Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump, Richard Grenell.