POLITIKE

Daçiqi do të padisë politikanen që e akuzonte se me paratë e shitjes së armëve po paguan tërheqjen e njohjeve për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar padi ndaj nënkryetares se Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë si dhe deputeten në Kuvendin e Serbisë, Marinka Tepiqin, për shkak të pohimeve të saj se biznesmenët serbë kanë paguar për tërheqjet e njohjeve për Kosovën, madje edhe nga paratë e shitjes së armëve, bën të ditur RTS, transmeton Koha.net.

Daçiq i ka thënë RTV të Vojvodinës se tashmë e ka autorizuar zyrën e avokatit Toma File që të padisë Marinka Tepiqin, “sepse e ka fyer Serbinë dhe i ka shkaktuar dëme asaj”.

“Askush nuk e ka fyer Serbinë dhe nuk i ka shkaktuar aq dëm sa ajo me marrëzitë që i ka thënë”, thotë Daçiq.

Sipas tij, Serbia pas votimit në UNESCO, ku me një votim të ngushtë u pengua hyrja e Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, nisi të bëjë politikë sistematike dhe të vendosë miqësi dhe raporte strategjike me vende të tjera.

“Çfarë blerjeje. Mendoni se Gana ose ndonjë vend tjetër është e tillë sa tash në saje të blerjes të marrë vendim për tërheqjen e njohjes”, është shprehur Daçiq, duke shtuar se vendimet për lobime për tërheqjen e njohjeve për Kosovën janë “vendime strategjike” pas të cilave shteti nënshkruan marrëveshje për partneritet strategjik me vendin e caktuar, u jep bursa studentëve, heq vizat, merr pjesë në financimin e projekteve zhvillimore, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Pasi ka theksuar se deklaratat e tilla të Marinka Tepiqit e kanë vështirësuar shumë pozicionin e Serbisë dhe të njerëzve të saj që bisedojnë me vende të ndryshme, Daçiq ka shtuar se “do të ketë tërheqje të tjera njohjesh për Kosovën, por për këtë tani nuk mund të flasë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

56 sekonda ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

3 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

12 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

14 orë ago