Punimet janë mbështetur gjithashtu nga ambasada greke në Tiranë.

“Restaurimi i saj është një dhuratë jo vetëm për historinë shqiptare, por edhe për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Greqia do të vazhdojë të mbështesë projekte të tilla”, tha ambasadorja greke Konstantina Kamitsi.

Kisha e Shën Kollit njihet si një nga thesaret arkitektonike dhe ikonografike bizantine ne jug te vendit dhe mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin IX Monomaku.

Restaurimi po kryhet në kuadër të Memorandumit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit dhe Qendrës Evropiane për Monumentet Bizantine dhe Post-Bizantine.