RENEA zhvilloi një operacion të rrezikshëm në orët e para të ditës së sotme në Hoshtimë të Vlorë për arrestimin e 47 vjeçarit të shumë kërkuar, Xhevahir Jonuzi.
Ai akuzohet për dy vrasje 20 vite më parë.
Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.
RENEA i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.
Abcnews.al mëson se Jonuzi është plagosur në kofshë dhe do të niset në drejtim të Tiranës për mjekim të specializuar.