Operacioni Forca e Ligjit që po zbatohet përmes një akti normativ prej 20 ditësh, u ka dërguar kërkesë për justifikimin e pasurisë një sërë personazhesh të botës së krimit. Sakaq janë sekuestruar edhe mjete luksoze. Për herë të parë sot zëdhënësja e OFL e zhvilloi konferencën në parking, ku ndodhen makinat e sekuestruara gjatë operacioneve të ndryshme në qytetet kryesore, si Durrës, Shkodër, Berat, Elbasan, Vlorë, etj.
Në videon e publikuar nga policia shihet se janë sekuestruar makina shumë të shtrenja dhe luksoze, Mercedes Benz, Audi, etj. disa prej tyre të blinduara. Siç është bërë e ditur tashmë, makina dhe të gjitha pronat janë nën sekuestro të përkohshme pasi urdhri i konfiskimit jepet vetëm nga Gjykata e Posaçme.