Dalin rezultatet për familjarët e 39 vjeçares që u tha se vdiq nga koronavirusi

Kanë dalë rezultatet e 18 anëtarëve të familjes Kukleci nga Istogu, e këtë e bëri të ditur drejtori i QKMF-së të Istogut, dr.Ymer Vuthi.

Sipas drejtorit të QKMF-së të Istogut dr.Ymer Vuthi, rezultatet e 18 anëtarëve të familjes Kukleci, kanë dalë negativ.

Familja Kukleci laboratorit i ishin nënshtruar dy ditë më parë, e që fatmirësisht të gjithë rezultuan negativ.

Ky lajm gëzon të gjithë stafin mjeksorë dhe qytetarët e Istogut.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, në prezencë të familjarëve, është zhvarrosur trupi i Sevdije Kukleci që ndërroj jetë pak ditë më parë.

“Sot është zhvarrosur trupi i S.Kukleci me kërkesë të familjes. Ata dyshojnë në arsyeja e vdekjes dhe kanë kërkuar që t’i bëhet obduksioni”, ka thënë drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.

Për 39 vjeçaren është thënë se ka qenë e infektuar me Covid-19.