Dardan Molliqaj, kryetar i PSD’së sonte në ‘A Show’ e ka quajtur tradhtar kreun e VV’së, Albin Kurtin.
Molliqaj thotë se për interesat e tij, Kurti tradhtoi interesat e vendit dhe se një gjë të tillë nuk e ka bërë PSD.
‘’Kurti është tradhtar i qëndrimeve politike dhe asaj që ka bërë VV në tërësinë e saj. Të gjitha këto një nga një i tradhtoi. Kurse ne nuk i tradhtuam. Kurti tradhtoi politikisht edhe interesin e Kosovës dhe qëndroi besnik interesit të vetë dhe partisë’’, ka thënë Molliqaj.