Turneu i madh i tenisit, “Davis Cup” a ka fshirë në rrjete sociale videon me këngë nacionaliste për Kosovën që e shfrytëzoi ekipi serb një ditë më parë, në hyrje para çerekfinales me Britaninë e Madhe.
“Davis Cup” është Kampionat Botëror i Tenisit, ndërsa po zhvillohet në Malaga të Spanjës. Në këngën nacionaliste serbe përmendet Kosova. “Le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”, është një nga fjalitë e tekstit të këngës “Gëzo popull serb”, me të cilën tenistët serbë, përfshirë Novak Gjokoviqin, hynë në fushë.
Video e publikuar të enjten nxiti reagime të shumta.
Federata e Tenisit e Kosovës e cilësoi për keqardhje provokimin nga ekipi serb, ndërsa u shpreh se si organizatore edhe Federata Ndërkombëtare e Tenisit është bashkëfajtore dhe përgjegjëse për këtë provokim ndaj Kosovës.