POLITIKE

Debati për gazsjellësin dhe bateritë, Albright: Jemi të lumtur për përzgjedhjen e tyre

Drejtoresha ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Alice Albright, ka folur edhe për debatin që është bërë në Kosovë për projektin amerikan për gazsjellësin kundrejt baterive për ruajtje.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka thënë se MCC është korrekte edhe ndaj përzgjedhjes së qeverisë për projektin me bateritë për ruajtje.

“E përmenda në fillim se si pronësia e shtetit është shumë e rëndësishme në mënyrën se si ne punojmë, pra ne ishim shumë të lumtur të punojmë me qeverinë dhe zgjedhjen e tyre që të favorizojnë opsionin për bateritë për ruajtje. Në kuptim të fondeve që janë të përfshira, nuk kanë humbur fonde të MCC-së, qeveria është duke marrë të njëjtat fonde nga MCC-ja që do t’i kishte marrë”, ka thënë Albright,

“Ne jemi shumë komod me këtë zgjedhje dhe jemi gjithashtu komod me atë aspekt të projektit, i cili do të vazhdojë të punojë në përfshirjen dhe inkuadrimin e grave në këtë sektor dhe t’u japë atyre aftësitë dhe trajnimin që u duhet për të filluar të përfshihen në atë që ministrja e përshkroi në mënyrë shumë të saktë se do të jetë një sektor shumë dinamik këtu”.

“Pra, jemi plotësisht dakord me këtë dhe të etur për të filluar punën dhe kemi shumë punë përpara dhe të dyja ekipet kanë kaluar shumë kohë gjatë kësaj vizite, duke i diskutuar detajet dhe çfarë duhet të ndodhë dhe të gjithë mezi po presim të fillojë”, ka thënë Albright.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

3 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago