BOTA

Debati televiziv përfundon me sherr, kandidati për kryebashkiak godet me karrige kokës rivalin

Skena të ngjashme me ato të një ringu në Wrestling ishin ato që ofroi debati televiziv për zgjedhjet lokale në Brazil mes Jose Luiz Datena dhe rivalit të tij politik, Pablo Marcal.

Moderatori brazilian, i cili është duke garuar edhe për kryetar bashkie të qytetit të Sao Paulos mori një karrige prej hekuri dhe goditi drejt e në kokë rivalin e tij, raporton A2.

Marcal ishte në gjendje të shmangte pjesërisht goditjen, por u shtrua në spital pasi mjekët konstatuan thyerje të brinjëve dhe vështirësi në frymëmarrje pas sulmit brutal.

Influencuesi Marcal, i cili garon për ekstremin e djathtë e nervozoi Datenën duke i përmendur akuzat për ngacmime seksuale të bëra kundër prezantuesit të TV, të cilat ishin rrëzuar nga prokurorët.

Kjo çoi në një shkëmbim fyerjesh që përfundoi me sulmin fizik. Marcal kishte akuzuar edhe më parë rivalin e tij politik se donte ta sulmonte atë gjatë një debati të mëparshëm televiziv, por hoqi dorë sepse ai nuk ishte “mjaftueshëm burrë”.

Debati i organizuar nga TV Cultura u pezullua për pak kohë pas skandalit me përplasjen fizike mes kandidatëve. Debati rinisi me kandidatët e mbetur pasi Marcal u dërgua në spital dhe Datena u përjashtua duke u nxjerrë jashtë godinës nga sigurimi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

1 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shoqata e Onkologëve të Kosovës kërkon punësimin e specialistëve të rinj të onkologjisë

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Grenell i reagon ashpër Osmanit: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…

4 orë ago
  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

6 orë ago