POLITIKE

Debillo-teti i AAK’së fajëson komunitetin LGBTI për mosnjohjen e Kosovës nga disa shtete të botës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj beson se ekzistenca e komunitetit LGBTI në Kosovë është fajtore për mosnjohjen e Kosovës nga disa shtete të botës.

Pa poseduar asnjë informacion zyrtar por duke cituar biseda të dëgjuara, Demaliaj ka deklaruar me bindje se shteti i Vatikanit dhe disa republika islamike nuk e njohin Kosovën për fajin e komunitetit LGBTI.

“Nganjëherë e them se shumë vende që kanë ndikim fetar dhe të besimit monoteist, sot Republikën e Kosovës nuk e kanë njohur për shkak të pjesëmarrjes së komunitetit LGBTI në ligjet dhe Kushtetutën tonë”, ka deklaruar Demaliaj të marten në emisionin Natën me Fatmir Spahiun.

Bindjet e tij, deputeti i AAK-së nuk i ka argumentuar me asnjë fakt, raporton Gazeta Insajderi.

“Nuk e kam dëgjuar ndonjë zyrtarisht kështu, por… për Vatikanin për shembull, si shtet që thotë se për shkak të legjislacionit të tyre janë pak skeptik. Por, edhe shumë vende të tjera që janë vende islamike besoj se për këtë çështje [nuk na kanë njohur]”, ka deklaruar Demaliaj.

Demaliaj ka deklaruar se komuniteti LGBTI i ka të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por nuk e ka thënë asnjë fjalë për detyrat e tij prej deputeti të cilat parashohin garantimin e funksionimit të ligjeve në Kosovë.

“Komuniteti LGBTI i ka të drejtat e tyre të garantuara me ligj dhe me Kushtetutën e Republikës. Nuk mundem me bisedu diçka për ta, sepse nuk janë forcë prodhuese. Përderisa unë jam besimtar, dhe kur jam besimtar hy në një tjetër sferë. Nuk përafroj diçka me ta, dhe në aspektin fetar është i ndaluar formati i tyre”, ka thënë Demaliaj.

Komuniteti LGBTI vazhdon të jetë njëra nga grupet e diskriminuara të shoqërisë, sado që të drejtat e tyre garantohen me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Të drejtat e LGBTI janë të parapara në kornizën ligjore të BE-së. Kësisoj, në secilin vend anëtar të këtij unioni.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Masakër në Austri, vriten 9 persona në një shkollë

Një masakër ka goditur sot qytetin Graz në juglindje të Austrisë, ku një person i…

1 orë ago

AP: Bukoshi vdiq në Gjermani ku edhe po trajtohej me mbështetje financiare nga qeveria shqiptare

Bujar Bukoshi, ish-lider i pavarësisë së Kosovës i cili për vite të tëra e drejtoi…

2 orë ago

Të shtëna në një shkollë në Austri, ka të vrarë dhe të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin Graz të Austrisë, ku është…

4 orë ago

I hoqi pantallonat kolegut, gjobitet gruaja nga Koreja e Jugut

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka gjobitur një grua për sjellje të pahijshme seksuale,…

6 orë ago

Vdes në moshën 78 vjeçare Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë sot në…

6 orë ago

Rutte ngre alarmin: Brenda pesë viteve Rusia sulmon NATO-n

Brenda pesë vitesh Rusia do të mund të jetë gati për të sulmuar vendet e…

16 orë ago