Ka degjeneruar në fyerje dhe etiketime personale debati mes Taulant Mukës dhe Shpëtim Nazarkos në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1089889884703640/
Duke diskutuar për pandeminë e Covid-19 dhe shifrat e të prekurve, Nazarko ka kaluar në etiketime për Mukën duke e quajtur edhe budalla.
Nazarko: Çfarë shkencëtari je ti? Ik tani!
Muka: Unë jam në institut kërkimor, nuk mund të lejoj që të më ofendoni.
Nazarko: Po ik ore tani, tregon përralla Shqipërisë, çfarë shkencëtari je tani, nga u bëre? E di se çfarë do të thotë shkencëtar?
Muka: Pse nuk ngrini zërin nga shkencëtarëve shqiptarë të akademisë që janë pseudo-shkencëtarë, po e ngre ndaj meje që më paguan shteti zviceran dhe jo ju?
Nazarko: Po ik ore, mirë je shkencëtar, rri aty! Rri aty te këpuca ku punoni!
Muka: Pse nxeheni kundrejt meje dhe jo kundrejt atyre që bëjnë plagjiatura? Çfarë universiteti keni mbaruar ju? Ti me shkollë të mesme më duket dhe më tregoni mua shkencën?
Nazarko: Atje ku luaj unë, jo ti, por e gjithë origjina jote të ngrihet nga varri… po ik o pirdhu tani, ik o budalla!
Muka: Ja shiko fjalorin!