POLITIKE

Deklarata e Bolton/ Berisha: Aktakuza ndaj Thaçit, shpëtoi Kosovën nga ndarja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së John Bolton, se kërkesën për ndarjen e Kosovës e kishte bërë Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç.

Ish-kryeministri ka publikuar deklaratën e Bolton, ndërsa deklaron se aktakuza e bërë ndaj ‘Miladinin shqipfolës’, ishte shpëtimtare për Kosovën.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Miq, po e postoj për ata që nuk kanë të qarte se pse aktakuza për Miladinin shqipfolës shpërfytyroi Zografin Bis dhe pse ajo akt akuzë ishte shpëtimtare për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton vendos më në fund të flasë pa dorashka.

Ambasadori i karrierës ka vënë gishtin për të treguar ideatorët e vërtetë të idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin si ideatorë të një projekti që ai nuk e ka kundërshtuar.

‘Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar’ ka thënë ai për emisionin ‘Fokus’ të gazetarit Robert Papa.

Bolton në intervistën ku ka folur edhe për librin e tij të ri kundër Trump, ka pranuar edhe se kjo ide kundërshtohej nga disa vende europiane, por ka theksuar ai nëse dy vendet arrinin marëveshjen, vështirë se dikush do të kishte forcë ti dilte kundër.

‘Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte’, është shprehur ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

55 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

1 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

7 orë ago