LAJME

Deklarata e fortë e gazetarit: Policia fshehu ngjarjen e gurores, reagoi pas videos

Policia ka bllokuar guroren në fshatin Borizanë të Krujës pas ngjarjes së rëndë të dhunimit të dy anëtarëve të fisit Maja nga fisi Rraja.

Ky vendim u mor pas inspektimit të bërë në këtë subjekt deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij. Po ashtu u bë këqyrja e 9 banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje.

Gazetari Igli Çelmeta tha për Euronews Albanian se, fillimisht ngjarja u raportua nga policia si një konflikt i rëndomtë dhe vetëm pas daljes së videos që tregonte dhunën barbare ndaj anëtarëve të fisit Maja nisën lëvizjet.

“Gurorja nuk është mbyllur, është bllokuar përkohësisht. Ka dy bashkëpronarë, por është në pronësi të fisit Rraja. Videoja është filmuar nga vetë Rrajat dhe ka dalë prej tyre person pas personi deri sa ra në dorë të medias. Policia e ka bërë njoftimin zyrtar pas 6 orësh”, tha gazetari.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00, e kam kontaktuar policinë në orën 16:00 dhe policia e fshehu ngjarjen. Nëse nuk do ishte publikuar videoja nuk do bënte bujë. Policia e raportoi vetëm si një konflikt banal. Vetëm pas këmbënguljes së medias dhe publikimit të videos nga media reagoi policia, por përsëri fshehu disa persona të përfshirë në ngjarje, njëri prej tyre djali i ish-deputetit të PS”, shtoi gazetari.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago