Pala serbe e ka shfrytëzuar donacionin që i ka bërë Kosovës me 1 mijë teste për ta nxjerrë një fytyrë pozitive të Serbisë në botë.
Agjencia botërore e lajmeve Reuters ka cituar një zyrtar serb i cili ka thënë se Beogradi i ka ndihmuar Kosovës pa asnjë kusht politik.
Vetëm sa për t’i ndihmuar në luftën kundër pandemisë dhe se të dy palët mund t’i zgjidhin bashkë problemet.
Beogradi ia ka dalë të prezantohet me fytyrë humanitare në mediat kryesore botërore dhe duket se propaganda ka qenë misioni i këtij donacioni që u pranua nga Qeveria Kurti.
Ndryshe, mediat prestigjioze botërore kanë raportuar për 1000 mijë testet për Covid-19 që Serbia ia ka dhuruar Kosovës vlera e të cilave është 35 mije euro.
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për 1000 mijë testet e dërguara nga Serbia për Kosovën në shenjë solidariteti kundër koronavirusit.
Në lajmin e publikuar nga Reuters citohet një zyrtar serb i cili ka pasur qasje me dorëzimi e testeve ka thënë agjencisë ndërkombëtare të lajmeve në kushte anonimiteti se “Beogradi ka shpërndarë testet pa asnjë kusht politik por vetëm me dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin e këtij virusi”.
Lajmin e njëjtë më pastaj e ka publikuar edhe gazeta prestigjioze amerikane New York Times dhe media të tjera botërore.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…