Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Qeveria e shkeli Kushtetutën me vendimin për orë policore.
Ai ka ironizuar me zyrtarët e Vetëvendosjes, duke thejsyar se “U knaqën duke qarkulluar nëpër Nene të saj, por,nuk po e gjejnë veten askund..!!“.
Reagimi i plotë:
Ani kur po i dëgjoj politikanët e lëvizjes vetëvendosje duke interpretuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës..!!
U knaqën duke qarkulluar nëpër Nene të saj, por,nuk po e gjejnë veten askund..!!
Kështu është kur me vonesë dikush fillon ta njohë Republikën, Flamurin , Parimet dhe Rregullat e funksionomit të saj..!!
Kohë pandemike por gjithnje duke i respektuar
Instruksionet e Institutit të shëndetësisë së Kosovës..!!