Demi, Hoxhës: Ose jeni analfabet e s’e njihni ligjin, ose jeni pjesë e veprimit kriminal

Analisti politik, Agron Demi ka reaguar pas konferencë së sotme të PDK-së e cila akuzoi VV-në se vodhi të dhënat e mbi 1 milion qytetarëve nga dhoma e përgjimeve në Telekom.

Sipas tij, PDK, përmes deputetit të saj që ka qenë edhe drejtor i Postës, po deklaron se të dhënat personale të qytetarë të 20 viteve të fundit tani janë në dorë të një partie (VV).

“Me e pyet PDK, pse qenkan ruajt të dhënat e qytetarëve për 20 vjet? A nuk është dashtë me u asgjësu ato të dhëna ashtu qysh e parasheh Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligji për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike.

Këso deklarata jep dikush që ose është analfabet e si njeh ligjet, ose është pjesë e një veprimi kriminal që ka leju ruajtjen e të dhënave personale për 20 vjet”, ka shkruar ai.