POLITIKE

Dënimi i ish-kryeministrit pas padisë së Ramës, Ngjela: Berisha nuk ka shpifur

Avokati Spartak Ngjela nuk e cilëson shpifje akuzën për të cilën Rama ka paditur ish-kryemiistrin Sali Berisha.

Gjykata i dha sot të drejtë kryeiministri Edi Rama, i cili akuzonte për shpifje paraardhësin e tij, Berishën për një informacion të pretenduar prej tij më 15 tetor të vitit të kaluar, lidhur me negociatat.

Mirëpo, i ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, avokat Ngjela u shpreh se statusi i Berishës nuk mund të konsiderohet shpifje.

“Jo s’ka shpifje atje. Shpifja do qëllim të posacëm kundër personalitetit tënd. Shpfja kërkon qëllim të posaçëm kundër individit. Ky ishte lajm politik dhe nuk kishte lidhje me individin.

Këtë se dime, mund të kete qënë gjyqtar i paaftë. Shpifje nuk ka njëherë. Ljami ishte për shpifje. Kjo është shumë e vështirë të prodhohet dhe kërkon qëllim të posaçëm kundër individit dhe jo kundër partisë”, tha Ngjela.

I pyetur më tej nga Milori për ligjin anti-shpifje, Ngjela tha se është një paçavure, siç e quan ai.

“Nëse ai ka gjykatën nuk ka çfarë i duhet ligji. Shpifja nuk mund të jetë objekt i ligjit. Ka një anë subjektive e cila kërkon një qëllim të posacëm kundër individit. Duhet të jetë lajm i pavërtetë i shpikur nga ty dhe kundër meje. Kurse ligji që ka bërë Rama është një paçavure. Nuk zgjidh asgjë. Kur ndërhyra unë i thashë pse lodheni çfarë do lloj akti që do nxjerrë ai institucion do shkojë në gjykata. Dhe u detyruan që pastaj që gjogja gjobat të shkojnë në gjykata. Mendonin se AMA do ishte xhandar, janë injorantë të them unë. Kam qenë kundër”, tha ai.

“Rama e ka me pasion nuk e ka me intelekt. Unë jam kundërshatr me Saliun, por gjithësesi nuk mund të dal kundër profesionit. Ajo ishte politike. Ajo është goditje politike. Të paktën shpifje nuk ka. Mund të ketë interpertim rreth faktit, por nuk ka shpifje”, shtoi avokati.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…

5 orë ago
  • BOTA

Rusia tradhtoi Iranin!

Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e Baden-Wurttembergut

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tragjedia në Rahovec: A duhet të agjërojnë fëmijët?

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje nga përleshja me armë i grupeve “Capat”- “Sekiraqa” në 2024-ën në Aktash, ku mbeti një i vdekur

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…

9 orë ago