Departamenti Amerikan i Shtetit shpall Altin Dumanin kampion të antikorrupsionit

Kreu i SPAK, Altin Dumani është dekoruar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken si “kampion i antikorrupsionit”.

Vlerësimi u bë këtë të martë në një ceremoni të zhvilluar në Departamentin e Shtetit, ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë.

Në fjalën e tij, Blinken tha: Dumani ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit.