BOTA

Departamenti i Drejtësisë publikon të gjitha dosjet Epstein, demokratët kërkojnë më shumë transparencë

Tre milionë dokumentet në lidhje me Jeffrey Epstein, që shkaktuan një tërmet politik në shumë shtete, me figura të larta të përfshira, ishin të fundit që gjetën dritën e publikimit.

Sipas departamentit amerikan të drejtësisë, të gjitha dosjet janë publikuar edhe pse ligjvënësit nga të dyja kahet politike, kanë argumentuar se kjo lëvizje nuk ishte mjaftueshëm.

Në një letër dërguar Kongresit Amerikan, prokurorja e përgjithshme Pam Bondi dhe zëvendësi i saj Todd Blanche, thonë se të gjitha dokumentet u publikuan dhe përmbanin një listë me emra që përfshiheshin në dosje.

Nuk bëhet fjalë për listën e famshme të klientëve të Epstein, ish financieri i akuzuar për abuzim dhe trafikim fëmijësh që vdiq në burg në vitin 2019.

Këto janë emra që shfaqen në dosje, por jo detyrimisht kjo do të thotë përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Donald Trump, Bill Gates, ish princi Andrew dhe Bill Clinton – të cilët janë përfshirë në listë të gjithë kishin marrëdhënie të dokumentuara në të kaluarën me Epstein dhe Maxëell.

Por lista përfshin edhe emrat e muzikantëve të ndjerë Janis Joplin dhe Elvis Presley.

Në përgjigje të letrës, përfaqësuesi demokrat i Kalifornisë, Ro Khanna, i cili bashkëshkroi Aktin e Transparencës së Dosjeve Epstein, bëri thirrje për publikim të plotë dhe i kërkoi departamentit të drejtësisë të mos mbrojë agresorët dhe të redaktojë vetëm emrat e viktimave, shkruan Abcnews.al.

Janë gjashtë milionë dokumente në lidhje me trafikantin seksual Epstein, nga të cilat gjysma janë publikuar tashmë sipas departamentit të drejtësisë, megjithatë nuk dihet nëse pjesa e mbetur do të bëhet ndonjëherë publike.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago