POLITIKE

Deputetët e LDK-së e të VV-së së bashku për një vit shpenzuan 26.500 euro në mëditje e hotele, prijnë Osmani dhe Konjufca

26 mijë e 569 euro e 71 centë për gjashtë muaj, kanë shpenzuar deputetët e dy partive më të mëdha opozitare në legjislaturën e kaluar për udhëtime jashtë vendit.

Nga 25 deputetë sa ka pasur në Kuvend Lidhja Demokratike e Kosovës, 15 prej tyre kanë marrë pjesë në vizitat zyrtare jashtë vendit, raporton KTV.

Në total, deputetët e LDK-së nga buxheti i Kosovës, kanë shpenzuar për këto udhëtime 18 mijë e 856 euro.

Prej kësaj shume, më shumë se 10 mijë e 500 euro për mëditje, derisa për akomodim kanë harxhuar 7 mijë e 281 euro dhe mbi 800 euro për shpenzime të tjera.

Ndër deputetët me më së shumti shpenzime, është Vjosa Osmani-Sadriu, me rreth 4 mijë e 400 euro në total. Prej tyre, rreth 1.800 euro mëditje, dhe më shumë se 2 mijë e 500 euro për akomodim.

Pas Osmanit, është deputeti Armend Zemaj me rreth 1 mijë euro mëditje, më shumë se 1.250 euro akomodim dhe 295 euro për shpenzime të tjera, që në total kalon shifrën e 2 mijë e 500 eurove.

Prej 15 deputetëve të LDK-së, nga udhëtimet më së paku kanë marrë Besa Gaxherri 117 euro dhe Arben Gashi, 115 euro.

Në anën tjetër, nga 19 deputetë sa kishte gjithsej, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë udhëtuar 10 prej tyre.

Për udhëtime, deputetët e Vetëvendosjes kanë shpenzuar më pak se gjysma e atyre të LDK-së.

Në total ish-deputetët e VV-së, kanë shpenzuar 7 mijë e 723 euro, prej të cilave për mëditje më shumë se 4 mijë e 800 euro, për akomodim kanë shpenzuar më shumë se 2 mijë e 630 euro, kurse 213 euro për shpenzime të tjera.

Nga Vetëvendosje më së shumti kanë harxhuar Fitore Pacolli dhe Glauk Konjufca.

Pacolli ka marrë mëditje 455 euro, derisa për akomodim i ka shpenzuar më shumë se 920 euro, apo në total 1 mijë e 375 euro.

Kurse, Konjufca nga mbi 1.360 euro, mëditje ka marrë rreth 781 euro, kurse për akomodim ka shpenzuar 581 euro.

Ish-deputetët e Vetëvendosjes që më së paku kanë shpenzuar për udhëtime jashtë vendit janë: Albulena Haxhiu me 345 euro dhe Rexhep Selimi me 318 euro.

Opozitarizmi i LDK-së dhe Vetëvendosjes, pas zgjedhjeve të tetorit, pritet të kthehet në bashkëqeverisje, në rast se arrihet marrëveshje koalicioni mes tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

42 minuta ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

5 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago