Deputeti i AAK-së ia huq fort, nuk e di sa kilometra katror i ka Kosova

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, sërish ka dal në qendër të vëmendjes me huqje në deklaratat e tij.

https://www.facebook.com/FMimagesAlbania/videos/192288451880759/

Përfaqësuesi i popullit duket se nuk e di se sa kilometra katror ka territori i Kosovës.

Derisa po fliste në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, Demaliaj teksa ka folur leximin e librave e mini-bibliotekën që e ka në shtëpi, ka thënë se Kosova ka 110 mijë kilometra katror.

Kjo është një huqje e madhe, pasi Kosova ka vetëm 10 mijë e 887 kilometra katror sipërfaqe.

Demaliaj ia kishte recituar një poezi Albin Kurtit në seancën kur u votua Qeveria e re.