Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë sot se që nga dita e djeshme raportet në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes janë në pikën më të ulët.
Siç tha ai, partneriteti në qeverisje nuk ndërtohet me akuza e mosbesim.
“Një raport i ndërtuar me vështirësi pas një historie jo të këndshme tani po rrezikohet. Mund të thuhet që tani nga dje jemi në pikën më të ulët të bashkëpunimit. Partneriteti në qeverisje nuk ndërtohet me akuza e mosbesim duke bërë veten si luftëtar të korrupsionit e tjerët si dekor”, tha ai.
Avdyli, shtoi se korrupsionin nuk e lufton MPB por organet e gjyqësisë që janë me shumë ndërlidhura me Ministrin e Drejtësisë.
“Partneriteti qeverisës nderohet me balans pushtetesh në mirëbesim e jo me dëshirën e marrjes së pushtetit komplet për vetën në të gjitha shtyllat qeverisëse sepse qytetari ka vendos për një balans pushtetesh ku i pari merr pak më shumë dhe pozitën kryesore në shtet që është Kryeministri. Tani raportet janë më të komplikuara por nëse ka vullnet që Albin Kurti të bëhet kryeministër edhe mund të gjendet zgjidhja çdo herë”, përfundoi ai.
Të enjten, ka filluar zyrtarisht edhe legjislatura e shtatë e Parlamentit të Kosovës, me ç’rast kryetar i legjislativit, u zgjodh Glauk Konjufca.
Konjufcën, e propozoi vet kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kjo ka nxënë në habi deputetët e LDK-së.
Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…