Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar akuzat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrave të qeverisë së tij.
Thaçi i është referuar Kurtit dhe ministrave të VV’së si “grupi i Kurtit”, teksa ka deklaruar se ata kanë shkelur ligjin dhe duhet të përballen me drejtësinë.
Rexhaj ka thënë se Thaçi duhet të ketë kujdes se çfarë flet.
“Albin Kurti nuk ka grup. Është kryeministër në detyrë”, është shprehur Rexhaj në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.
“Si president, kur i drejtohet kryeministrit me akuza të tilla, duhet të mbahet mirë”, ka paralajmëruar Rexhaj, Thaçin.
“Duhet të dalë para drejtësisë dhe t’i thotë faktet”, ka shtuar deputeti i VV’së.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…