KRYESORE

Deputeti serb, Vuçiç’it: Boll na tregove përralla për Kosovën, je frymëzuesi i vrasjes së Oliver Ivanoviç’it

Për deputetin serb dhe njëherit kreun e lëvizjes “Mos e lini Beogradin të mbytet”, Radomir Lazoviç, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me vite të tëra po tregon përralla sesi Beogradi zyrtar gjithmonë del triumfuese nga dialogu me Kosovën, ani pse situata në Veri të Kosovës po përkeqësohet dita ditës.

“Historitë e tij më duken si ajo shakaja ‘Ishte një amerikan, një rus dhe një serb, nuk e di se si vazhdon më tej shakaja, por gjithmonë fiton serbi’”, ka thënë Lazoviç në seancën e Kuvendit të Serbisë ku po diskutohet për situatën në Kosovë.

Sipas tij shumica e deputetëve në kuvend, të cilët do të votojnë raportin për Kosovën me duartrokitje dhe entuziazëm janë edhe frymëzuesit e politikës e cila e vrau politikanin serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Sipas aktivistit politik, Lazoviç, dialogun me Kosovën e udhëheq një president i cili ka uzurpuar të gjitha levat e pushtetit.

“Në interes të kujt po zhvillohen këto negociata. Ndërkohë që të dyja palët po rrisin tensionet për çdo detaj teknik të dialogut. Negociatat janë duke e kufizuar të drejtat themelore të serbëve në Kosovë. Nëse nuk përmirësohen jetët e serbëve në Kosovë, vetë marrëveshja përfundimtare nuk ka asnjë qëllim”, ka shtuar ai.


Ndërsa në përgjigjen e tij, Vuçiç, ka thënë se e njehë mirë Oliver Ivanoviç’in, dhe se i ka ndihmuar familjes sa ishte në burg.

Ai gjatë fjalimit të tij ka treguar edhe një foto të Lazoviç’it duke thënë se ai ka qenë i buzëqeshur kur ka shkuar në Kosovë për ta kujtuar ditën e vrasjes së Oliver Ivanovi’it.

“Unë kurrë nuk e kam thënë që jemi kthyer si fitues nga dialogu. Unë jam vetëm një luftëtar për interesin e popullit serb, ndryshe nga ju që jeni luftëtar, por jo për të mirën e vendit”, i është përgjigjur Vuçiç, Lazoviç’it.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

1 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

20 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago