POLITIKE

Deputeti thotë atë që do të dëgjojë çdo shqiptar: Si nuk u shembën muret këtu, s’bie pika në…

Deputeti shqiptar Lefter Maliqi ka folur sot me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit, gjatë seancës plenare të radhës. Ai ka mbajtur një fjalim mjaft të thjeshtë, duke përfshirë në të fjalët që thotë çdo shqiptar e që çdo qytetar dëshiron të dëgjojë.

Për më tepër, janë fjalë që i mendon çdo i ri e i moshuar në vendin tonë, veçanërisht në këtë situatë. Sipas Maliqit, është shumë e nevojshme të hetohen pasuritë e deputetëve të Kuvendit, pasi me paratë e tyre mund të blihen 10 mijë apartamente, për të pastrehët e tërmetit. Ai thotë se ka vetëm një gazoniere që mund të vejë në dispozicion për vete.

Deputeti kërkon që kjo maskaradë, ky shoë me lali Erin që lyen shkallët e pallateve, me Ramën që vesh çitjane e bëhet si plaku i Vitit të Ri, duhet të marrë fund. Maliqi kërkon në vijim që të lirohen nga burgu ata që janë dënuar për 30 gramë hashash e të futen brenda oligarkët që derdhin lot kot.

Ndër të tjera, deputeti tha:

Për vitin 2020 janë 300 milionë dollarë vetëm për investime, vetëm kryeministria ka 10 milionë euro më shumë, por jo mo jo nuk është kjo vetëm, është babëzia, a e dini ju që këta që janë këtu pjesa më e madhe, kanë aq shumë të ardhura jo sa për 5 mijë apartamente por për 10 mijë. Po kjo është hetimi që nuk bëhet kurrë, pa hetoni njeherë dhe shihni se ku kanë shkuar lejet e ndërtimit.
Leje babezi, kush mban përgjegjësi për shkollat që u prishën, Emin Duraku dhe Sami Frashërit apo me shoë që lyen shkallët lali Eri doni që ti mbuloni të gjitha. Mirë do ishte që të binin dhe muret e këtij Kuvendi, por nuk thotë kot ajo shprehja popullore që nuk bie pika në….
Duhet të mblidhen të gjitha dosjet, pasi kjo është një vrasje me paramendim dhe e organizuar, të lirohen burgjet nga ata të dënuar për 30 gramë hashash, dhe të mbushen me oligarkët, pse për lot është sot, që vini këtu dhe i derdhni. Unë s’kam çfarë jap, vetëm nëse jap shpirtin. Kjo është politika e qelbur, vete kryeministri dhe ngre fëmijët si topa, i thotë “rri pas” zëvendësit të tij, nuk i jep dorën nëndrejtorit të policisë. Çfarë Rilindi në Shqipëri?
Varfëria, fatkeqësitë, korrupsioni. Çfarë nuk prunë këta në këtë vend? Jo mor jo, po nuk i ra tërmeti në kokë, ky nuk ikën. Ka çuar ministrin e Bujqësisë që të drejtojë gjithë shtabin. Ku janë mo zyrtarët e lartë që drejtojnë operacionet? Nuk ka rënë një pulari që shkon ministri i Bujqësisë. Unë vetëm një gazoniere mund të jap .Po këta mund të japin miliarda. Boll me mjekër si plak i moçëm, boll me çitjane në varrim, me çitjane te të rënët që kanë rënë dëshmor për këtë vend, ky është një turp”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

58 minuta ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

1 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago