POLITIKE

Deputetja britanike ngrit alarmin: Në kishat ortodokse në Kosovë po mbahet armë

Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka thënë në Parlamentin e këtij shteti se në kishat ortodokse në Kosovë po kontrabandohet armatim nga Serbia, nëpërmjet ambulancave.

Kearns, e cila është njëherit edhe Kryesuese e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme në Britani, ka deklaruar se për këtë është në dijeni edhe KFOR-i, shkruan Gazeta Insajderi.

“Kjo është arsyeja pse gjendja e sigurisë është e rëndë. Për një kohë të gjatë nuk kemi arritur të identifikojmë milicitë e armatosura serbe që veprojnë në veri të Kosovës. Qeveria është e vetëdijshme, Fusilierët sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona bëhen të vetëdijshme për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, procedurat e lejeve zgjasin shumë”, ka deklaruar ajo në Kuvend.

Më tej, deputetja britanike ka thënë se është e shqetësuar që Britania e Madhe po i shet armatim Serbisë, teksa ka kërkuar që shteti britanik ta ndalojë eksportimin atje.

Deputetja konservative ka kërkuar që mandatit të KFOR-it t’i zgjerohet mandati dhe të ketë qasje në luftimin e kontrabandimit të armëve dhe milicive në veri.

Për këto pretendime të deputetes britanike, KFOR-i e as ndonjë zyrtar qeveritar nuk është deklaruar asnjëherë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

14 minuta ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

24 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

13 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

18 orë ago