Deputetja e LVV-së, Kadrijajt: Jemi të zgjedhur nga qytetarët për mirëqenie, jo për t’i shfrytëzuar për interes politik, kërko falje

Deputetja e LVV-së, Saranda Bogujevci,ka reaguar një shkrimi të deputetes së AAk-së, Time Kadrijaj, duke thënë se, të drejtat bazë të njeriut është ruajta e integritetit dhe e dinjitetit të çdo individi.

Ajo kërkon nga deputetja Kadrijaj që t’u kërkoi falje këtyre qytetarëve dhe të largojë emrat e tyre nga postimi.

Postimi në Facebook:

Njëra ndër të drejtat bazë të njeriut është ruajta e integritetit dhe e dinjitetit të çdo individi. Vendimet dhe dosjet me të dhëna të diagnozes rreth shëndetit të çdo pacienti duhet të ruajn privatësinë e tyre.

Si anëtare e Komisionit Parlamentarë për të Drejta e Njeriut bëjë thirrje për secilin anëtarë të Komisionit të reagoj ndaj dhe të ftoj Znj. Time Karija që së pari të largojë postimin me emra të personave të përmendur në vendim dhe që Znj. Krdrijaj të kërkojë falje ndaj këtyre individëve, si dhe të kërkohet nga mediat që të largohen emrat nga postimet e tyre menjëherë.

Pretendojnë që jetojme në një vend demokratik e ligjor, por po shihet qartazi që qytetarët janë të pambrojtur karshi individëve politik, të cilët përdorin emrat e tyre pa hezitim për beteja politike.

Ne si deputetë jemi të zgjedhur nga qytetarët dhe jemi të thirrur për të mbrojtur interesat dhe mireqenien e qytetarëve e jo për t’i shfrytëzuar për të bërë zhurmë për interes politik.

Kërkoj nga kolegia Znj. Kadrija që të ju kërkojë falje këtyre qytetarëve dhe të largojë emrat e tyre nga postimi.

Gjithashtu bëjë thirrje dhe lutem nga mediat që të largojnë emrat e qytetarëve nga postimi i Znj. Kadrija, dhe ju lutem të mbani etikë karshi integritetit dhe mirëqenies së qytetarëve.